Mirësevjen, vizitor! [ Regjistrohu | Identifikohu ]   rss feed
Posto Një Ofertë!
«    »

Shes librin ” Urgjencat Mjekesore Terapeutike”

1200 Euro

Përshkrimi

LIBËR ME VLERA TË MËDHA TEORIKE DHE PRAKTIKE. Dr. Ismet Haska, autorin e këtij libri që po parathënoj, me titull “URGJENCAT MJEKËSORE TERAPEUTIKE” e njoh qysh më 1958, kur së bashku nisëm studimet në Tiranë për ndihmësmjek; e vetmja shkollë e tillë asohere në vëndin tonë. Dhe tani mbas kaq dekadash shoh hapat e tij të sigurtë dhe pasionin e admirueshëm për shkencën, i cili nuk iu fashit kurrë. Çdo botim ka vlerën e vet, por ky publikim do të zërë një vend të rëndësishëm në literaturën tonë mjekësore, ngase ka njëherësh dobi si në rrafshin teorik dhe praktik. Dikush ka thënë figurativisht se “ se lapsi është më i madh se stetoskopi”. Ky libër me nivel të lartë shkencor dhe i kohës, do t’ju shërbejë së pari infermiereve, të cilat punojnë drejtpërdrejt me të sëmurët dhe sidomos atyre që paraqiten urgjent, si në shërbimin ambulator dhe atë spitalor. Ndihma e parë mjekësore është më kryesorja dhe më e efektshmja; prej saj shpeshherë varet ecuria dhe prognoza e mëtejshme e pacientëve.
Urgjenca fiton me dije dhe kulturë e me urgjencë. Aty rroken tema të këtilla, si ato që i përkasin kryekreje sëmundjeve të zemrës (e këtu nuk paraqiten pak, por 12 gjithsej) dhe të mushkërive (me po aq simptoma, sidomos sindroma dhe sëmundje të rëndësishme). Një vend të veçantë, më tej, zënë urgjencat e sistemit nervor qendror: kryesisht komat e llojllojta, aksidentet hemorragjike e iskemike trunore etj. Si dhe ato të organeve të tretjes. Vëmendjen e autorit e kanë tërhequr edhe sëmundjet ngjitëse, urgjencat aq të vështirshme metabolike dhe të sistemit urinar. Po ashtu ai shtjellon me kompetencë profesionale dhe tema të tilla, që sot na i ka sjellë përditshmëria dhe praktika e viteve të fundit. Është fjala këtu për drogat e shumta dhe intoksikacionet kimike etj, pa lënë mënjanë edhe mjaft barna të marra pa kriter shkencor. Më në fund autori zhvillon edhe një kapitull të vogël me shfaqje jo rralë të rënda, siç janë pickimet nga insektet dhe kafshimet nga gjarpërinjtë.
Të gjitha sëmundjet dhe sindromat e veçanta, po nuk u trajtuan në kohë bëhen jetërrezikuese. Dr. Ismet Haska me gjithë përvojën e tij disadekadëshe në mjekësi, modestisht është konsultuar me shumë burime literature bashkëkohore të huaja e vendëse, si edhe me disa nga mjekët më të njohur e me peshë të fushave përkatëse si me Dr. e Shkencave Kristaq Rrokon, Prof. e Associuar, Dr. Albert Sotiri, Prof. Dr. Dhimitër Kraja dhe me Dr. Alban Hatibin.
Libri është mjaft i ngjeshur dhe do ishte mirë të mbahej si një udhërrëfyes mbi tavolinën e punës të punonjësve të mjekësisë. Kapitujt janë të shkurtër, të përmbledhur, të saktë dhe vijnë ashtu si një urgjencë mjekësore. Nuk është një punim me teori të thata a të stisura dhe me zbukuresa të tepërta. “detyra e shkencës,- shkruante Lev Tolstoi, është t’u shërbejë njerëzve”. Nuk mund të ecësh gjatë me empirizma, opinione dhe prakticizma shpeshherë të dëgjuara andej-këndej dhe të vjerëruara e të pasakta, të cilat nuk janë të bazuara në të dhënat e shkencës. Është një tekst mësimor për shkollat e larta të Infermierisë, që sot janë çelur në kryeqytet e në shumë rrethe të vendit tonë dhe kanë efektivitet për të mbushur tregun e brendshëm dhe të jashtëm të punës. Autori dhe kolegët e tjerë të këtyre institucioneve, po i drejtojnë ku duhet dhe si duhet kuadro të tilla, për të mirëpërgatitur. Një proverb i huaj na mëson se “Mësimdhënësi hap derën, por ju duhet të hyni vetë brenda”.
Pa punën e saktë dhe të shpejtë, pa përkushtesën e këtyre infermiereve, as që mund të kuptohet suksesi i mjekëve. Zakonisht janë të parat ato, të cilat e presin, e dëgjojnë dhe e vlerësojnë të sëmurin dhe sëmundjen. Nga puna dhe serioziteti i saj jo rrallë pra paravendoset gjithçka. “një vëmendje e vazhdueshme nga një infermiere,-thekson një autor- mund të jetë po aq e rëndësishme sa një operacion i madh i bërë nga një kirurg”.

Dhe tani mbas mbarimit të plotsukseshëm të studimeve shkollore ( se të nxënit e dijeve vazhdon për gjithë jetën), siç këshillonte shkencëtari Virhov, të nisemi “drejt barrikadave”, drejt shtratit të njerëzve që vuajnë, drejt atyre që kërkojnë ndihmesën tënde të frytshme. Janë këta, të cilët tekefundit të shikojnë në dritë të syrit si një prind, si vëlla, si motër dhe si mik e dashamir… Jetë sakrificash dhe privimesh të mëdha është kjo e personelit mjekësor; tek sytë e të cilëve, pra, ne kundrojmë dhimbje, dritësi, optimizëm, siguri. Këto veti kaq të çmuara i garanton edhe studimi e përvetësimi i librit “URGJENCA MJEKËSORE TERAPEUTIKE” e pedagogut dhe e doktorit të mirënjohur, Ismet Haska. Personeli mjekësor nuk duhet të harrojë për asnjë çast pasur


Fjalë Kyçe: , , , ,
Statistika: 1966 Shikimet Totale, 2 Sot

Printoje Këtë Ofertë

Fotot

Shes librin ” Urgjencat Mjekesore Terapeutike”

Postuar Nga:

Liber

Tiranë/Albania


01/09/2009 2:47 pm


0684038217


Ofertat Më Të Shikuara