Mirësevjen, vizitor! [ Regjistrohu | Identifikohu ]   rss feed
Posto Një Ofertë!
«    »

Analist te dhenash

200 Euro

Përshkrimi

Verbal Contact Center është call-center, lider në fushën e kërkimeve të tregut dhe këshillimit të biznesit qe ofron shërbime për shumë klientë prestigjioze ndërkombëtarë dhe vendorë në Shqipëri dhe Kosovë. Për më shumë informacione mbi kompaninë tone vizitoni faqen www.verbalcc.com.

Momentalisht Verbal Contact Center kërkon të zgjeroje ekipin edhe me një person tjetër në pozicionin: ANALIST TE DHENASH

Qe zoteron Shkathtësi kompjuterike që përfshijnë programet Microsoft Word, Excel ose programe
ekuivalente të softuerit dhe access-it.
Detyrat tuaja kryesore:

• Analizimi i të dhënave të mbledhura prej hulumtimeve të tregut, duke përdorur metodika dhe programe statistikore
• Krijimi i platformave të hedhjes dhe verifikimit te te dhenave
• Paraqitja vizuale e të dhënave nëpërmjet grafikëve, tabelave etj
• Prezantimi i të dhënave me gojë, në formë të shkruar, diskutimi etj
• Shpjegimi dhe argumentimi i rezultateve
• Ndihmesa për drejtuesit e kompanise për të paraqitur gjetjet e hulumtimeve në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për klientët
Kualifikime/ Kërkesa:

Kandidatët duhet të kenë:
• Diplomë Universitare (Me preference Master) në Matematikë, Statistikë, Informatike, Ekonomik ose në një fushë të ngjashme
• Njohuri shumë të mira ne analize dhe interpretim statistikor
• Njohuri shume te mira ne matematike, koncepte menaxhimi te dhenash, koncepte programimi dhe sisteme kompjuterike.
• Aftësi analitike, të kuptojë shifrat dhe kujdes ndaj detajeve
• Njohje shumë e mirë e gjuhës Italiane është e domosdoshme
• Njohje të programeve statistikore si SPSS ose STATA
• Aftësi shumë të mira në shkrim raportesh
• Njohje shumë të mirë të MS Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint
• Të jetë e/i aftë të punojë në afate kohore rigoroze dhe nën presion
• Aftësi krijuese për të zgjidhur problemet
• Aftësi te mira organizative dhe të menaxhimit të kohës
• Prirje ndaj teknologjive te reja

Te interesuarit te dergojne cv ne jobs.al@verbalcc.com ose te telefonojne ne 0665544114


URL: www.verbalsrl.it
Fjalë Kyçe:
Statistika: 622 Shikimet Totale, 1 Sot

Printoje Këtë Ofertë

Fotot

Analist te dhenash