Mirësevjen, vizitor! [ Regjistrohu | Identifikohu ]   rss feed
Posto Një Ofertë!
«    »

Mundesi E Shkelqyer Pune si Menaxhere

Kontakt

Përshkrimi

Mundesi E Shkelqyer Pune si Menaxhere ne Shkoder dhe Lushnje
FIN-AL është një kompani financiare e licensuar nga Banka e Shqipërisë që mundëson blerjen me këste modeste në 257 dyqane që tregtojnë elektroshtëpiake, mobilje, kompjutera, celularë etj, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Lushnje, Shkodër si dhe do nisë aktivitetin së shpejti në Korcë, Pogradec, Berat, Kavajë, Lezhë.
Ne kërkojmë Menaxhere Zone(femra) që do ndihmojnë dyqanet tona partnere të rrisin shitjet duke përforur financimin me këste.

Menaxherja e Zones se FINAL ka këto përgjegjësi:
Të jetë gjithë kohën në kontakt me dyqanet tona partnere
Të njohë shumë mirë produktet financiare të kompanisë
Të krijojë marrdhënie të shkëlqyera me pronarët dhe shitëset/it e dyqaneve partnere
Të identifikojë dhe gjejë dyqane të reja partnere
Të asistojë dyqanet partnere për shitjen me këste
Të asistojë klientët për të blerë me këste
Të vizitojë në banesë klientët që harrojnë të paguajnë këstet
Të zbatojë rregulloren e brendëshme të kompanisë
Menaxherja e Zones se FINAL duhet:
Të jetë student ose të ketë diplomë universitare. Preferohet profili marketing.
Të ketë mjeshtëri komunikimi shumë të larta
Të ketë ambicje për të fituar para dhe për të bërë karrierë
Të jetë mjaft këmbëngulëse dhe shumë e duruar
Të preferojë punën në ekip
Të orjentohet nga zgjidhja dhe jo evidentimi i problemeve
Të njohë mirë kompjuterin dhe email-in
Kanë përparësi ato që kanë punuar në shitje ose si agjente marketingu
FINAL ofron:
Një punë dinamike
Sfida të vazhdueshme
Sistem shpërblimi, motivimi dhe karriere shumë atraktive
Nëse ju intereson si pozicion dërgoni CV tuaj në adresën:
info@fin.al ose kontaktoni në telefon në numrat:
+355/4/2348048/49
+355 684054754


Fjalë Kyçe: , , ,
Statistika: 1156 Shikimet Totale, 1 Sot

Printoje Këtë Ofertë

Fotot

Nuk ka fotografi

Postuar Nga:

Mundesi E Shkelqyer Pune si Menaxhere

Shkoder dhe Lushnje


22/10/2010 1:32 pm


+355 684054754


Ofertat Më Të Shikuara