Mirësevjen, vizitor! [ Regjistrohu | Identifikohu ]   rss feed
Posto Një Ofertë!
«    »

OFROJ MUNDËSI PUNËSIMI SI “SALES MANAGER’S (F) / MARKETING & PROMOTION MODEL’S (F)”,NË U.A.E (Dubai)

Kontakt

Përshkrimi

Vela H. R. Consulting® në bashkëpunim me Kompani Rekrutimi Ndërkombëtare, ofron punësim për STAF Shitjesh/Marketingu të produkteve të markave të mirënjohura në ”U.A.E (Dubai & Abu Dhabi), QATAR, OMAN, BAHRAIN”..

• Pozicionet e punës që ofrohen ;

“Sales Manager’s”(Only Female)

“Marketing & Promotion Model’s”(Only Female)

Nëse jeni në kërkim të një mundësie të artë punësimi, dhe ju pëlqen të zgjeroni eksperiencat tuaja në destinacionin e ëndrrave, siç është Lindja e Mesme, mos ngurroni, por apliko duke klikuar në link ;

velaconsulting.al/apliko

• Kriteret që duhet të plotësoni për të aplikuar janë ;

• Duhet të jeni brenda moshës 18 – 27 vjeç,
• Duhet të keni një nivel të mirë të njohjes së gjuhës angleze,
• Preferohet të keni minimalisht arsim të mesëm, dhe njohuri kompjuterike të programeve bazë për administrimin e kasës së blerjeve,
• Paraqitja juaj fizike sa më e mirë, është një vlerësim favorizues,
• Eksperiencë pune e mëparshme në fushën përkatëse është e pa-nevojshme, sepse do t’ju trajnojmë,
• Komunikuese me personalitet inteligjent, energjike dhe bindëse.

• Orari i ushtrimit të punës ; 8 – 9 orë punë në ditë, për 6 ditë në javë, duke përfshirë një orë pushim në drekë.

• Përfitimet janë si vijon ; • objektiva shitje 12 mujorë, dhe me arritjen e objektivit/për ç’do 2.5% të paguhet një shumë e caktuar, e cila rritet në një pagese maksimale prej plus 20%. • Ka 4 objektiva, që janë të lidhura me shumën e objektivave të shitjes ç’do 3 muaj, kështu që edhe në qoftë se ju humbisni objektivin tuaj të muajit të 1-rë, ju mund të arrini bonus duke tejkaluar objektivin për dy nga muajt e mbetur të 3 mujorit. Me arritjen e objektivit të paguhet një shumë, për ç’do 2.5% mbi objektivin, shuma rritet në një pagesë maksimale prej plus 20%. • Ekzistojnë edhe një shtesë prej 4 objektivash tremujorë, që ne i quajmë “përshpejtues”. Këto mund të bazohen në planifikimin për të shitur një artikull të veçantë, ose për të rritur volumin e shitjes së një artikulli ose kategorie produkti, objektiva këto të cilët ndryshojnë ç’do 3 muaj. • Ne ndërrmarim një veprim shitjesh stoqesh të inventarizuara në të gjitha dyqanet të paktën dy herë në vit, për të arritur një rezultat sipas një objektivi të përcaktuar dhe përsëri do t’ju paguhet bonus, sa më e ulët të jetë humbja, aq më e lartë është vlera e pagesës së bonusit që përfitoni. • Skuadra e Dyqanit të shpallur më i miri i vitit duke përmirësuar imazhin e markës të kompanisë, do të marrë një pagesë speciale. Shuma financiare e pagesës do të jetë e ndryshme në varësi të çmimit për vendin e 1-rë, të 2-të dhe të 3-të si dyqani më i mirë i një marke të kompanisë. • Shuma e parave do të paguhen si shtesë në paga pas dorëzimit të kërkesës korrekte nga ana e dyqanit me pagën bazë të ç’do shitëseje që e përfiton bonusin. Të gjitha pagesat janë individuale, e me para cash në dorë.

• Kontrata ; ju ofrohet 2 vjeçare (me të drejtë rinovimi), me kushte shumë të mira pagese duke ju sponsorizuar vizën dhe lejen e punës, sigurimin shëndetësor gjatë periudhës së punësimit, koston e udhëtimit me avion (vajtje-ardhje) ç’do 1 vit drejt destinacionit të punë-dhënësit, strehimin tuaj në ambiente të përshtatshme, ushqim cilësor gjatë orarit të punës dhe sigurimin e dëmshpërblimit financiar prej 3500$, në rast të prishjes në mënyrë të një-anshme të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi nga punë-dhënësi juaj.

• Të Drejtat e Punës – Të gjithë punonjësit kanë të njëjtat të drejta si vendasit. PUNA në Lindjen e Mesme është shumë-kombëshe – të gjithë punëtorët duhet të respektojnë mënyrën e jetesës, dhe traditat e kombësive të tjera. Diskriminimi racor apo fetar NUK LEJOHEN. Lindja e Mesme është shumë e sigurtë – Krimi pothuajse nuk ekziston, femra nuk mund të jetë e detyruar të bëjë asgjë, dhe mbrohet me shumë respekt e fanatizëm! Meshkujt dhe femrat jetojnë të ndarë. Vajzat jetojnë në apartamente 2+1 (të pajisur me kuzhinë e banjo), nga 2 vajza në ç’do dhomë.

• Paga juaj ; fillojnë nga 1500$ deri në 2000$ neto/muaj, plus bakshishe.

• Aplikimi ;

Për të aplikuar duhet të dërgoni CV-në tuaj në gjuhën anglisht dhe me foto, në adresën e-mail info@velaconsulting.al
ose aplikoni nëpërmjet formularit në faqen velaconsulting.al/apliko

NA KONTAKTONI EDHE DUKE KLIKUAR “LIKE” NË www.facebook.com/www.velaconsulting.al

Vela H. R. Consulting® ndërton suksesin e të ardhmes tuaj.
Faleminderit që zgjodhët të bashkëpunoni me Vela H. R. Consulting®. Ju mirëpresim
__________________

Vela H. R. Consulting®

+355 (0) 69 89 80 215

E-mail : info@velaconsulting.al
Website : velaconsu


URL: www.velaconsulting.al
Fjalë Kyçe:
Statistika: 453 Shikimet Totale, 1 Sot

Printoje Këtë Ofertë

Fotot

OFROJ MUNDËSI PUNËSIMI SI “SALES MANAGER’S (F) / MARKETING & PROMOTION MODEL’S (F)”,NË U.A.E (Dubai)

Postuar Nga:

Vela H. R. Consulting®

U.A.E (Dubai)


16/08/2014 4:46 am


+355693789777


Ofertat Më Të Shikuara