Mirësevjen, vizitor! [ Regjistrohu | Identifikohu ]   rss feed
Posto Një Ofertë!
«    »

Ofroj vend pune Ekzekutive shitjesh

Kontakt

Përshkrimi

Diber, ofroj vend pune Ekzekutive shitjesh
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Burn, Schweppes, Lift, Nestea.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezor me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.
CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:

EKZEKUTIVE SHITJESH

ne zonen e Peshkopise

Detyrat dhe pergjegjesite:

· te marre porosite tek klientet ekzistues dhe te identifikoje kliente te rinj
· te garantoje realizimin e aktiviteteve promocionale
· te bashkepunoje dhe shkembeje informacione te vazhdueshme me pergjegjesin e zones

Aftesite dhe kualifikimet:

· te kete mbaruar arsimin e mesem (arsimi i larte perben nje avantazh)
· eksperienca e meparshme ne pozicione te ngjashme perben avantazh
· te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe te punoje ne grup
· leje drejtimi automjeti (motorr ose makine)
· te banoje ne Peshkopi

Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al, ose ne fax. 00 355 48 200 430, ose ne adresen: Coca-Cola Bottling Shqiperia Sh.p.k., Rruga Kombetare Tirane-Durres, Km 5, Kashar, Tirane-Albania.
Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta


Fjalë Kyçe: , , , ,
Statistika: 1201 Shikimet Totale, 2 Sot

Printoje Këtë Ofertë

Fotot

Nuk ka fotografi

Postuar Nga:

Ofroj vend pune Ekzekutive shitjesh

Tirane


19/03/2010 10:57 am


00 355 48 200 430


Ofertat Më Të Shikuara