Mirësevjen, vizitor! [ Regjistrohu | Identifikohu ]   rss feed
Posto Një Ofertë!
«    »

Ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Kontakt

Përshkrimi

Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu ne Kompani Ndertimi
Kerkojme : Menaxher Marketingu ne Kompani Ndertimi, mundesi e shkelqyer karriere

Pershkrimi I punes dhe cilesite:

1. Te njohe tregun dhe te realizoje studime te tregut imobiliar zonal sipas detyrave te caktuara
2. Te marre pjese active ne percaktimin e detyrave te projektimit dhe projektimin e objekteve
3. Te lexoje mire projektet e arkitektures dhe te njohe mire funksionet e banimit, funksionet socilae dhe funksionet administrative
4. Te realizoje imazhin marketing( informacion dhe publicitet) te projekteve te cilet do te mbuloje me marketing
5. Te realizoje shitjet sipas planit te shitjeve
6. Te organizoje takimet marketing dhe ngjarjet marketing per projektet te cilat mbulon
7. Te bashkerendoje punen per firmosjen e kontratave te shitjes se njesive te banimit apo dyqaneve
8. Te realizoje se bashku me klientin dhe menaxherin financiar skemen e financimit te shitjes
9. Te ndjeke dhe supervizoje nga pikepamja marketing implementimin e projektit
10. Te mbaje marredheniet me klientet pergjate fazave te zbatimit te projektit sipas kontrates se shitjes
11. Te njohe ne menyre te pergjithshme ( avantazh njohja e thelle) proceset e ndertimore deri ne dorezimin e njesise se banimit
12. Te realizoje oferta te personalizuara per klientet bazuar ne tipologjine e apartamentit, fazen ndertimore, skemen e pageses ( se bashku me menaxherin financiar dhe menaxherin e pergjithshem te projektit)

Kushte te detyrueshme:

1.
1. Njohja shume e mire e nje gjuhe te huaj
2. Njohja shume e mire e programeve baze Office( avantazh njohja e programeve profesionale)
3. Te kete me shume se 2 vjet experience ne fushen imobiliare( pune ne agjensi ose ne kompani ndertimi)

Avantazhe

* Te kete realizuar imazhe te plote publicitare dhe informues (nga ideja deri ne produkte konkrete dhe strategjine e marketimit, shperndarjes) te produktit / projektit.
* Te demostroje aftesi ne komunikim dhe bashkepunim me pjesen tjeter te stafit.
* Te jete i/ e besueshem
* Te komunikoje ne menyre efektive me departamentet, klientet apo cdo pale tjeter.
* Te kete aftesi permbyllese.
* Te jete shtyse drejt inovacionit : ne ide , produkte, teknika te shitjes, teknika te menaxhimit, teknika te promocionit.
* Te jete i/e fokusuar fort drejt klientit.
* Te bashkepunoje per zgjidhjen e problematikave ne menyren me krijuese te jete e mundur duke kerkuar asistence sipas situatave , por duke patur nje sens te forte te pergjegjesise dhe aftesi vendim marrese.
* Te mbaje mardhenie profesionale (brenda dhe jashte shoqerise) qe te perputhen me vlerat dhe orientimin e vete shoqerise.

Paga dhe kontrata:

Paga do te jete 50,000- 250,000 lek ne varesi te aftesive te kandidatit
Kontrata minimalisht 2 vjet

Mundesia per karriere:

Mundesi te shkelqyera karriere per Drejtor Projekti,

Te interesuarit te nisin CV-te e tyre nepermjet postes elektronike ne adresen :
info@agikons.com
ose ne adresen:

AGIKONS sh.p.k.
Kompleksi rezidencial “ KODRA E DIELLIT”
A0/1, TIrane, Shqiperi

Ose ne numrin e faksit:
Fax: 00355 48830004


Fjalë Kyçe: , , , ,
Statistika: 1601 Shikimet Totale, 2 Sot

Printoje Këtë Ofertë

Fotot

Nuk ka fotografi

Postuar Nga:

Ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Tirane


01/03/2010 10:27 am


00355 48830004


Ofertat Më Të Shikuara