Mirësevjen, vizitor! [ Regjistrohu | Identifikohu ]   rss feed
Posto Një Ofertë!
«    »

ofroj vend pune Specialist Marketingu në ama caffè

Kontakt

Përshkrimi

Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu në ama caffè
Specialist Marketingu në ama caffè

ama caffè është investimi më i ri dhe më modern në Shqipëri në industrinë e përpunimit të kafesë. Teknologjia, standardet dhe mjeshtëria Italiane janë për herë të parë bashkë në Shqipëri për të garantuar kafenë absolute.
Produktet ama caffè për një kohë rekord po vlerësohen në çdo familje dhe çdo njësi shërbimi, ku produkti së bashku me profesionalizmin në shërbim po e bën kafen ama, kafen më të dashur në vend.

Detyrat që do të kryejë ai / ajo:

· Të ndjekë çdo ditë aktivitetet e marketingu që zhvillon ama caffè .
· Të monitorojë marrëdhëniet me partnerët mediatik dhe të ndjekë çdo detaj të punës.
· Të analizojë dhe propozojë aktivitetet marketing të të gjitha natyrave dhe të ndjekë realizimin e tyre.
· Të propozojë aktivitete marketingu duke u bazuar në formulën “investim marketing – kthim”
· Të planifikojë kohën dhe fondet e nevojshme për çdo aktivitet.
· Të sigurojë që çdo shpenzim marketing orientohet drejt.

Kriteret që kërkohen për këtë pozicion janë:

· Arsim i lartë në degën Marketing ose Administrim Biznesi. (Domosdoshmëri)
· Eksperiencë pune të drejtpërdrejtë me imazhin, mediat, planet e biznesit, etj.
· Të njohë shumë mirë gjuhën Angleze. Njohja e Italishtes përbën avantazh.
· Të jetë i organizuar që t’i çojë gjërat deri në fund.
· Të jetë krijues dhe analizues.
· Të ketë aftësi prezantuese.
· Të njohë programet kompjuterike Excel, Word dhe PowerPoint.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist Marketingu
Vendndodhja: Autostradë, Tiranë
Vartës direkt: 0
Orari: 40 orë punë në javë
Raporton tek: Drejtori i Përgjithshëm
Udhëtime pune: Brenda vendit në minimum
Punësimi nga: eppc
Kontrata: Sipas Kodit të Punës
Pagesa: Pagë shumë e mirë bazë + bonus + celular
Aplikimet mbyllen më: 15.12.2010

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese, tek:
info@eppc-al.com

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.


Fjalë Kyçe: , , , , , ,
Statistika: 1360 Shikimet Totale, 1 Sot

Printoje Këtë Ofertë

Fotot

Nuk ka fotografi