Mirësevjen, vizitor! [ Regjistrohu | Identifikohu ]   rss feed
Posto Një Ofertë!
«    »

OFROJMË MUNDËSI PUNËSIMI SI “FITNESS INSTRUCTOR’s”, NË U.A.E (Dubai & Abu Dhabi), QATAR, etj.

Kontakt

Përshkrimi

Vela H. R. Consulting® në bashkëpunim me Kompani Rekrutimi Ndërkombëtare, ofron punësim në Lindjen e Mesme ; “United Arab Emirates (Dubai & Abu Dhabi), Qatar (Doha), Oman (Muscat), Bahrain (Manama)”.

• Pozicionet e punës që ju ofrohen ;

“Fitness Instructor’s”

Nëse jeni në kërkim të një mundësie të artë punësimi, dhe ju pëlqen të zgjeroni eksperiencat tuaja në destinacionin e ëndrrave, siç është Lindja e Mesme, mos ngurroni por apliko duke klikuar në link ;

www.velaconsulting.al

• Kriteret që duhet të plotësoni për të aplikuar janë ;

• Duhet të jeni brenda moshës 21 – 35 vjeç,
• Gjuha e huaj : Për të fituar këtë kontratë pune, duhet të keni një nivel mesatar të njohjes së gjuhës angleze,
• Ju duhet të keni marrë kualifikim të njohur në nivel kombëtar nëpërmjet një universiteti sportesh apo trajnimi privat para fillimit të punës, ose të keni punuar si asistent instruktor/e në një qendër sportive/palestër, dhe të keni marrë çertifikatë të punës për këtë pozicion,
• Nuk duhet të keni qënë, dhe nuk duhet të jeni aktualisht nën proçedim penal nga organet e gjyqësorit (Dëshmia e Penalitetit),
• Paraqitja juaj fizike sa më e mirë, është një vlerësim favorizues, dhe duhet të keni aftësi për të motivuar e frymëzuar njerëzit, të mbani një qëndrim përgjegjës për shëndetin e sigurinë në aktivitetet: stërvitje palestër bazë, ushtrime me muzikë, stërvitje me bazë uji,
• Komunikuesë me personalitet zhvillues, energjikë dhe aktivë.

• Orari i ushtrimit të punës ; 8 – 9 orë punë në ditë, për 6 ditë në javë, duke përfshirë një orë pushim në drekë.

• Detyrat / Përgjegjësitë ;
• Si instruktor/e palestre, ju do të organizoni stërvitje individuale dhe në grup, programe për të ndihmuar klientët në përmirësimin e shëndetit fizik,
• Ju gjithashtu mund të punoni me grupe të veçanta, të tilla si: të rriturit më të vjetër, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara të referuar nga mjekët.
• Puna juaj mund të përfshijë: vlerësime palestër, konsultime dhe seanca hyrje për klientët e rinj, demonstrim aktiviteti fizik klientëve për t’ju ndjekur,
• T’u tregoni klientëve se si të përdorin makineri stërvitjeje, ose me ngritjen e peshave siç duhet, survejoni klientët për t’u siguruar që ata janë të ushtruar në mënyrë të sigurtë dhe efektive, drejtimi i klasave stërvitjesh grup ose krijim programesh stërvitje personale, duke dhënë këshilla për ushqim e jetesë të shëndetshme.

• Përfitime ; Bonuse deri në + 15% / 20% të pagës fillestare pas 6 muajve të parë (bazuar në performancën tuaj), si dhe 18-22 ditë leje të pagueshme ç’do vit.

• Kontrata ; ju ofrohet 2 vjeçare (me të drejtë rinovimi), me kushte shumë të mira pagese duke ju sponsorizuar vizën dhe lejen e punës, sigurimin shëndetësor gjatë periudhës së punësimit, koston e udhëtimit me avion (vajtje-ardhje) ç’do 1 vit drejt destinacionit të punë-dhënësit, strehimin tuaj në ambiente të përshtatshme, ushqim cilësor gjatë orarit të punës dhe sigurimin e dëmshpërblimit financiar prej 3500$, në rast të prishjes në mënyrë të një-anshme të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi nga punë-dhënësi juaj.

• Të Drejtat e Punës – Të gjithë punonjësit kanë të njëjtat të drejta si vendasit. PUNA në Lindjen e Mesme është shumë-kombëshe – të gjithë punëtorët duhet të respektojnë mënyrën e jetesës, dhe traditat e kombësive të tjera. Diskriminimi racor apo fetar NUK LEJOHEN. Lindja e Mesme është shumë e sigurtë – Krimi pothuajse nuk ekziston, femra nuk mund të jetë e detyruar të bëjë asgjë, dhe mbrohet me shumë respekt e fanatizëm! Meshkujt dhe femrat jetojnë të ndarë. Vajzat jetojnë në apartamente 2+1 (të pajisur me kuzhinë e banjo), nga 2 vajza në ç’do dhomë.

• Paga juaj ; fillojnë nga 800$ – 1200$ neto/muaj, në varësi të kualifikimit dhe përvojës.

• Aplikimi ;

Për të aplikuar duhet të dërgoni CV-në tuaj në gjuhën anglisht dhe me foto, në adresën e-mail info@velaconsulting.al
ose aplikoni nëpërmjet formularit në faqen www.velaconsulting.al

NA GJENI EDHE NË www.facebook.com/www.velaconsulting.al

Vela H. R. Consulting® ndërton suksesin e të ardhmes tuaj.
Faleminderit që zgjodhët të bashkëpunoni me Vela H. R. Consulting®. Ju mirëpresim
__________________

Vela H. R. Consulting®

+355 (0) 69 89 80 215

E-mail : info@velaconsulting.al
Website : velaconsulting.al
Skype™ : vela.al

*Adresa 1 : Pranë Liqenit, Rr. e Kosovarëve, Pallati 29 në krah të Dinasty Rezidence, Kati i 1-rë, Tiranë, Shqipëri.
*Adresa 2 : Bulevardi “Ismail Qemali”, Qendra Tregtare Aleksandria, Kati i 2, Vlorë, Shqipëri.


URL: www.velaconsulting.al
Fjalë Kyçe: , , ,
Statistika: 502 Shikimet Totale, 1 Sot

Printoje Këtë Ofertë

Fotot

Nuk ka fotografi

Postuar Nga:

Vela H. R. Consulting®

“United Arab Emirates (Dubai & Abu Dhabi), Qatar (Doha), Oman (Muscat), Bahrain (Manama)".


18/07/2014 4:22 pm




Ofertat Më Të Shikuara