Mirësevjen, vizitor! [ Regjistrohu | Identifikohu ]   rss feed
Posto Një Ofertë!
«    »

OFROJMË PUNËSIM SI “Hotel FRONT DESK & GUEST SERVICE AGENT’s/SUPERVISOR’s”, NË U.A.E (Dubai)

Kontakt

Përshkrimi

Vela H. R. Consulting® në bashkëpunim me Kompani Rekrutimi Ndërkombëtare, ofron punësim në Lindjen e Mesme ;
“United Arab Emirates (Dubai & Abu Dhabi), Qatar (Doha)”.

• Pozicionet e punës që ju ofrohen ;

“Hotel Front Desk Agent’s & Supervisor’s”

“Hotel Guest Service Agent’s & Supervisor’s”

Nëse jeni në kërkim të një mundësie të artë punësimi, dhe ju pëlqen të zgjeroni eksperiencat tuaja në destinacionin e ëndrrave, siç është Lindja e Mesme, mos ngurroni por apliko duke klikuar në link ;

velaconsulting.al/apliko

• Kriteret që duhet të plotësoni për të aplikuar janë ;

• Duhet të jeni brenda moshës 20 – 35 vjeç/e,
• Gjuha e huaj : Për të fituar këtë kontratë pune, duhet të keni një nivel të mirë të njohjes së gjuhës angleze,
• Preferohet të keni minimalisht arsim të mesëm, aftësi të mira administrimi e shërbimi ndaj klientit, si edhe të njihni programet bazë kompjuterike,
• Eksperiencë pune e mëparshme në fushën e HOSPITALITY & TOURISM është e preferueshme, të posedoni aftësi të mira organizative dhe të mbani qëndrim profesional menaxhimi efektiv i konfliktit dhe vendim-marrjes eventuale,
• Nuk duhet të keni qënë, dhe nuk duhet të jeni aktualisht nën proçedim penal nga organet e gjyqësorit (Dëshmia e Penalitetit),
• Paraqitja juaj fizike sa më e mirë, është një vlerësim favorizues,
• Komunikues/e me personalitet inteligjent, energjik/e dhe bindës/e.

• Misioni kryesor :

Hotel Front Desk and Hotel Guest Service Agent’s & Supervisor’s është përgjegjës për të siguruar shërbim profesional të fokusuar ndaj klientëve, duke u siguruar se qëndrimi i tyre do të bëhet një eksperiencë e pa-harrueshme. Shpesh, përshtypja e parë që Hoteli/Resorti krijon për një vizitues, i atribuohet si rezultat të aftësive që Front Desk and Guest Service Agent’s & Supervisor’s ka kur reklamon ofertat dhe përfitimet e akomodimit.

• Detyrat / Përgjegjësitë ;
• Proçeson arritjen e mysfirëve dhe nisjet, duke përfshirë të gjitha pagesat e nevojshme,
• Koordinon detyrat e mirëmbajtjes së dhomave dhe përcakton se cilat rezervohen,
• Ofron referime per sherbimet e ndryshme dhe i pergjigjet kerkesave per me shume informacion,
• Orienton shërbimin e transportit të bagazheve dhe i përgjigjet shqetësimeve,
• Të ndihmojë departamenteve të tjera siç i kërkohet.

• Orari i ushtrimit të punës ; 8 – 9 orë punë në ditë, për 6 ditë në javë, duke përfshirë një orë pushim në drekë.

• Përfitime ; Bonuse deri në + 15% / 20% të pagës fillestare pas 6 muajve të parë (bazuar në performancën tuaj), si dhe 18-22 ditë leje të pagueshme ç’do vit.

• Kontrata ; ju ofrohet 2 vjeçare (me të drejtë rinovimi), me kushte shumë të mira pagese duke ju sponsorizuar vizën dhe lejen e punës, sigurimin shëndetësor gjatë periudhës së punësimit, koston e udhëtimit me avion (vajtje-ardhje) ç’do 1 vit drejt destinacionit të punë-dhënësit, strehimin tuaj në ambiente të përshtatshme, ushqim cilësor gjatë orarit të punës dhe sigurimin e dëmshpërblimit financiar prej 3500$, në rast të prishjes në mënyrë të një-anshme të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi nga punë-dhënësi juaj.

• Të Drejtat e Punës – Të gjithë punonjësit kanë të njëjtat të drejta si vendasit. PUNA në Lindjen e Mesme është shumë-kombëshe – të gjithë punëtorët duhet të respektojnë mënyrën e jetesës, dhe traditat e kombësive të tjera. Diskriminimi racor apo fetar NUK LEJOHEN. Lindja e Mesme është shumë e sigurtë – Krimi pothuajse nuk ekziston, femra nuk mund të jetë e detyruar të bëjë asgjë, dhe mbrohet me shumë respekt e fanatizëm! Meshkujt dhe femrat jetojnë të ndarë. Vajzat jetojnë në apartamente 2+1 (të pajisur me kuzhinë e banjo), nga 2 vajza në ç’do dhomë.

• Paga juaj ; fillojnë nga 900$ – 1100$ neto/muaj, në varësi të kualifikimit dhe përvojës.

• Aplikimi ;

Për të aplikuar duhet të dërgoni CV-në tuaj në gjuhën anglisht dhe me foto, në adresën e-mail info@velaconsulting.al
ose aplikoni nëpërmjet formularit në faqen velaconsulting.al/apliko

NA KONTAKTONI EDHE DUKE KLIKUAR “LIKE” NË www.facebook.com/www.velaconsulting.al

Vela H. R. Consulting® ndërton suksesin e të ardhmes tuaj.
Faleminderit që zgjodhët të bashkëpunoni me Vela H. R. Consulting®. Ju mirëpresim
__________________

Vela H. R. Consulting®

+355 (0) 69 89 80 215

E-mail : info@velaconsulting.al
Website : velaconsulting.al
Skype™ : vela.al

*Adresa 1 : Pranë Liqenit, Rr. e Kosovarëve, Pallati 29 në krah të Dinasty Rezidence, Kati i 1-rë, Tiranë, Shqipëri.
*Adresa 2 : Bulevardi “Ismail Qemali”, Qendra Tregtare Aleksandria, Kati i 2, Vlorë, Shqipëri.


URL: www.velaconsulting.al
Fjalë Kyçe:
Statistika: 608 Shikimet Totale, 1 Sot

Printoje Këtë Ofertë

Fotot

OFROJMË PUNËSIM SI “Hotel FRONT DESK & GUEST SERVICE AGENT’s/SUPERVISOR’s”, NË U.A.E (Dubai)

Postuar Nga:

Vela H. R. Consulting®

U.A.E (Dubai)


16/08/2014 4:58 am


+355693789777


Ofertat Më Të Shikuara